Prokuroria nis verifikimet për Agron Xhafajn - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Prokuroria e krimeve te renda nisi verifikimet për vëllain e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj.



Pas akuzave të partisë demokratike se Agron Xhafaj është dënuar në Itali me vendim të formës së prerë për trafikun e narkotikëve , akuza shqiptare ka kërkuar informacione nga autoritetet Italiane ndërkohë që ka nisur verifikime në bazë të ligjit antimafia.



Burime pranë prokurorisë konfirmuan zyrtarisht për vizion plus se rasti Xhafaj po ndiqet ndërsa për këtë prokuroria po bën detyrën sipas ligjit.



Pak ditë më parë partia demokratike publikoi dosjen e plotë për vëllain e ministrit të brendshëm sipas së cilës rezulton se Agron Xhafaj është i dënuar në Itali nga gjykata e Kasacionit të Leces me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik droge.



Opozita akuzon ministrin e brendshëm dhe kryeministrin Rama se nuk kanë vepruar për ekzekutimin e arrestit.



Madje qeveria nëpërmjet ministrit shprehet partia demokratike në kohën kur ishte në krye të Komisionit të Ligjeve, ka ndërhyrë qëllimisht në Kodin e Procedurës Penale, me futjen e një neni që e pamundësonte ekstradimin e vëllait të tij në Itali për të vuajtur dënimin.



Ndërkohë pak dite me pare vete ministri i brendshëm Famir Xhafaj ne një komunikim me mediat tha se autoritetet italiane nuk kane kërkuar as zyrtarisht dhe as ne rruge informale te dhëna për këtë çështje.