Germojne per uje, gjejne nje skelet

2018-05-15 1

Një skelet njeriu është gjetur në sheshin në qendër të qytetit të Lezhës ndërsa gërmohej për të nxjerrë ujë për vaditjen e lulishtes.

Skeleti u gjet 1.5 metër në thellësi të tokës. Dyshimet e para janë se këto eshtra i përkasin viktimave të komunizmit, pasi pranë vendit ku u gjetën ka qenë Dega e Punëve të Brendshme.

Menjëherë është kërkuar ndalimi i punimeve, ndërsa është njoftuar edhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik.

Ekspertët e Arkeologjisë kanë nisur verifikimet për të arritur në konkluzione përfundimtare mbi moshën e skeletit. Zbulimi i tij ka tërhequr edhe vëmendjen e lezhjanëve, të cilët vazhdojnë të pretendojnë se aty fshihet historia e komunizmit.