Roth: Luftoni korrupsionin, opozita të bashkëpunojë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Në përfundim të vizitës dyditore në Tiranë Ministri i Shtetit për Europën, Michael Roth theksoi se gjermania po verifikon arritjet e Shqipërisë para se te vendose për çështjen e negociatave për anëtarësim. Gjate një konference për shtyp me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, Roth vlerësoi reformat e realizuara ndërsa theksoi se pret qe qeveria shqiptare te vazhdoje ne thellimin e tyre.



?Qeveria federale është duke verifikuar te gjitha këto arritje sigurisht ne koordinim te ngushte me Bundestagun dhe pikërisht ne bashkëpunim me të ne do të pozicionohemi ne te ardhmen lidhur ne çeljen e negociatave?.



?Kemi besim qe Gjermania është një partner qe ka një lexim shume te qarte qofte për arritjet qe kemi bere, ashtu dhe për atë çka ne duhet te bëjmë me mire dhe besojmë fuqimisht ne mbështetjen e Gjermanisë ne procesin e vështirë qe është para nesh për nisjen e bisedimeve për anëtarësim.?



Gjate qëndrimit ne Tiranë Ministri i Shtetit për Europen takoi edhe anëtarët e institucioneve te Vettingut, proces te cilin e vlerësoi si model edhe për vendet e tjera te Ballkanit, ndërkohë qe prioritet për Gjermaninë mbetet lufta kundër krimit te organizuar e korrupsionit.



?Me ministrin e brendshëm kam biseduar për problematika qe kane te bëjnë me luftën kundër korrupsionit krimit te organizuar dhe terrorizmit. Sigurisht këto janë fusha ku ne kemi ende pritshmëri për suksese te mëtejshme. Jemi mjaft mirënjohës per faktin qe taks forca ne ketë drejtim ka nisur veprimtarinë e vet. Sepse edhe Gjermania ka vërtet një interes mjaft te madh pikërisht ne luftën kundër korrupsionit, terrorizmit dhe krimit te organizuar?.



Nga ana e tij shefi i diplomacisë shqiptare Bushati theksoi se Shqipëria ka një rruge te vështirë përpara duke vene ne dukje se rezistenca nga grupe te caktuara është e pritshme.



?Para nesh do te kemi një rruge te përpjetë dhe te vështirë dhe duhet te përgatitemi jo vetëm për një stad me te larte te reformave por edhe për rezistence qe vijnë nga grupe te ndryshme te cilat preken nga procesi i modernizimit?.



Nga ana e tij Ministri Gjerman për Europen theksoi se edhe opozita duhet te jete pjese e procesit te integrimit dhe te marre përgjegjësitë qe i takojnë ne këtë proces.

Free Traffic Exchange