Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tirana po transformohet në një destinacion të mirëfilltë të turizmit mjekësor. Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj u takua me një grup turistësh italianë të cilët përtej shërbimit dentar kontribuan edhe në gjelbërimin e kryeqytetit.
Sipas Veliaj turizmi mjekësor është shumë i rëndësishëm pasi sjell më shumë të ardhura për ekonominë.
Erjon Veliaj: "Shumë prej turistëve përveçse kryejnë nevojat e tyre mjeksore edhe shpenzojnë para në qytetin tonë. Një qytet që është mendje-hapur, që është zemërhapur, që i mban dyert e hapura, ku njerëzit flasin gjuhë të huaja, ku kultura e shërbimit është dinjitoze, është qytet i së ardhmes.Sot ne investojmë në një qytet të së ardhmes dhe i jam shumë mirënjohës turistëve italinë që gjithashtu kanë kontibuar sadopak në ambicien tonë të madhe. Shumë prej tyre do të jenë përsëritës, herën e parë erdhën për të rregulluar dhëmbët e parë shëndetin, ndoshta herën tjetër me nipër e mbesa."
Drejtuesit e klinikave dentare shprehin se tendenca e pacientëve të huaj që vijnë për të marë shërbim në Tiranë sa vjen e rritet. Turistët italianë vlerësuan transformimin që po pëson çdo ditë Tirana, duke theksuar se dallimi me disa vite më parë është shumë i madh.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-tirana-po-kthehet-ne-destinacion-te-turizmit-mjekesor