Report TV - Zbërthehet banda e Met Kananit, super-operacion antidrogë në Shqipëri, 13 në pranga

2018-05-15 1

Një operacion masiv i Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda në bashkëpunim me agjencitë partnere, kanë kryer 13 arrestime sot në Shqipëri duke shkatërruar një rrjet të madh të trafikut të lëndëve narkotike drejt Turqisë dhe më pas me destinacion BE-në, e njohur ndryshe si banda e Met Kananit.. Operacioni është zhvilluar në Elbasan, Shkodër, Korçë dhe Lezhë ku janë arrestuar 13 trafikantë, ndërsa në Turqi kanë rënë në pranga në muajin mars 4 të tjerë, përfshirë edhe kokën e bandës, Met Kanani, ndërsa një prej tyre është arrestuar në Maqedoni.

Në total, anëtarët e bandës së drogës janë 39 persona, disa prej tyre të arrestuar një vit më parë në Itali dhe Greqi, ndërsa hetimet kanë vijuar që prej shkurtit të vitit 2017. Sipas policisë, grupi kriminal ishte pjesë e bandës së super-trafikantit të arrestuar në muajin mars në Turqi, Met Kanani, i cili akuzohet se ka trafikuar nga Shqipëria, përmes Greqisë dhe Maqedonisë në drejtim të vendit turk tonelata me kanabis dhe droga të forta si kokainë e heroinë. Met Kanani njihet nga mediat turke si "Eskobari shqiptar" për shkak të famës që ai ka marrë atje si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe sasi të konsiderueshme droge si dhe janë bllokuar disa asete pasurore ndër to edhe automjete luksoze. Burime për Report Tv thanë se autoritetet shqiptare kanë marrë informacione për bandën e drogës nga agjencitë partnere të Europës si dhe nga DEA amerikane.

Free Traffic Exchange