Ora News - Puna në pritje të profesionistëve, rritet interesi për kurset profesionale

2018-05-15 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Punë ka, po s?ka profesionistë!" Kjo shprehje e kryeministrit Edi Rama, që për shumë u kthye në një batutë, për të tjerë shërbeu si nxitje për t?i kthyer sytë nga arsimi profesional, dhe për t?ju përgjigjur në këtë mënyrë nevojave të tregut të punës.

Diana Lakaj është e diplomuar për administrim të politikave sociale, një degë që nuk i siguroi asaj një vend pune. Sot atë e gjejmë në kursin e rrobaqepsisë në Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Tiranë.

Diana Lakaj: Jemi duke realizuar një këmishë klasike për burrat. Është një ndër gjërat më kryesore nën garderobën e çdo mashkulli.

Te copat dhe makina qepëse 22 vjeçarja thotë se ka gjetur pasionin e saj ndërsa shprehet me vendosmëri se ka hedhur pas krahëve diplomën së bashku me tre vitet e shkollës dhe shpenzimet.

Diana Lakaj: Jo absolutisht nuk kam ndërmend që ti kthehem asaj për të cilën kam mbaruar sepse më frymnëzon më shumë kjo. Prakticiteti është shumë i madh, diploma është diplomë që vjen.
Në moshën e Dianës, Vjollca përfundoi studimet e larta për ekonomi. Sot 24 vite më pas ajo thotë se ka bërë zgjedhjen e gabuar e shpreson që rrobaqepsia në mos pasion, t`i falë një vend pune.
Vjollca Xhengo: Isha pa punë, shkolla që kisha mbaruar nuk më ofronte mundësi punësimi. Për moshën që kam ndihesha më mirë në rrobaqepësi.Them që me të vërtetë kam bërë zgjedhjen e duhur. Kam një vajzë që është në vitin e fundit të shkollës së lartë dhe i kam thënë kur unë e nisa që javën e parë se do të fus dhe ty në kurs rrobaqepësie.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/puna-ne-pritje-te-profesionisteve-rritet-interesi-kurset-profesionale