Report TV - Lezhë, banorët e fshatit Grash në protestë për pronën

2018-05-15 2

Dhjetëra banorë të fshatit Grash të Njësisë Administrative të Dajçit në Lezhë, kanë protestuar para ambienteve të prefekturës, me pretendimin se po ju grabitet prona e trashëguar nga të parët.

Sipas tyre janë afro 70 hektarë tokë bujqësore në fshatin e tyre, e cila është zaptuar nga një firmë private. Banorët thonë se toka në fjalë është shfrytëzuar gjatë gjithë kohës prej tyre dhe do ta mbrojnë atë me çdo kusht.