Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; ?Eurovisioni? është një festival që ka një audiencë të madhe, por ky vit duket se është i veçantë.
Pikërisht këtë vit marrin pjesë tre shqiptarë dhe të tre ata janë në finale. Është Eugent Bushpepa, përfaqësuesi i Shqipërisë, Ermal Meta dhe Eleni Foureira që na kanë bërë krenar me performancat e tyre. Dhe sot në studion e ?Rudina? në Tv Klan nuk mund të mungonte kjo temë. Këngëtarja Rosela Gjylbegu, komentatori i ? Eurovision 2018? Andri Xhahu dhe gazetarja Anta Muçaku komentuan gjatë emisionit performancat e tre shqiptarëve dhe impaktin që ata kanë krijuar në publik. Gjatë emisionit Gjylbegu tregoi edhe më tepër detaje për festivalin.
?Niveli i festivalit këtë vit ka qenë ndër më të mirët dhe ka qenë një gjysmëfinale e vështirë. Isha e bindur që Genti do të shkëlqente por sërish ishte meraku se si po shkojnë votimet pasi këngët kanë qenë vërtetë shumë të mira?, tha Gjylbegu.