Report TV - Boshatisja e gjyqësorit nga Vettingu, ndërhyn Kuvendi: Të hapet Magjistratura

2018-05-15 0

Kuvendi i hap dritën jeshile nisjes së pranimeve të reja në Shkollën e Magjistraturës, të cilët do të plotësojnë vendet e lëna bosh nga gjyqtarët e prokurorët që po shkarkohen nga Vettingu.

Deri më tani, Shkolla e Magjistaturës nuk mund të pranonte kandidatë të rinj për t'i formuar si prokurorë e gjyqtarë, sepse kjo është kompentencë e KLGj-së dhe KLP-së.

Por kur këto organe po vonojnë shumë për tu ngritur, dhe në kushtet kur sistemi ka nevojë për prokurorë e gjyqtarë të rinj që të zëvendësojnë ata që vettingu po skualifikon, deputetët Ulsi Manja dhe Klotilda Ferhati kanë depozituar në Kuvend një projektligj që lejojnë Shkollën e Magjistraturës që të hapin pranimet brenda tetorit të këtij viti.

Të ngarkojë Shkollen e Magjistratures te organizoje jo me vone se muaji tetor, konkursin per pranimin e 25 kandidateve per magjistrate per vitin akademik 2018-2019, dhe te dyfishit te ketij numri per vitin akademik 2019-2020. Ndarja e profilit si gjyqtar dhe prokuror per kandidatet fitues per cdo vit akademik do te jete perkatesisht 3/5 gjyqtare dhe 2/5 prokurore.

Thuhet në ndryshimin ligjor të propozuar
Po ashtu, magjistatët e diplomuar deri tani, nuk mund të emërohen në vendet vakante, sepse këtë kompetencë ligji ja jep KLGj dhe KLP-së. Socialistët propozojnë zhbllokim edhe në këtë pikë.

Kandidatet qe do te diplomohen ne vitin 2018 nuk mund te emerohen dhe as te caktohen ne pozicion, ndaj vleresohet se e vetmja zgjidhje eshte marrja e iniciatives legjislative per te bere nje ndryshim ne nje prej dispozitave ligjore ne menyre qe te lejoje Keshillin e Larte te Drejtesise dhe Prokurorin e Pergjithshem te emeroje dhe caktoje ne pozicione kandidatet magjistrate te diplomuar, deri ne krijimin e Keshillit te Larte Gjyqesor dhe Keshillit te Larte te Prokurorise.