Report TV - Korrupsioni me tenderat e ushqimeve, 5 vite burg për ish-drejtorin e Burgjeve

2018-05-15 0

Pesë vite burg dhe pesë vite ndalim për të ushtruar funksione publike dhanë Kërimet e Rënda në vendimin e tyre ndaj ish kreut të burgjeve Artur Zoto. Zoto u mor i pandehur me akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve në shtator të 2017-ës.

Vetë Zoto nuk ishte i pranishëm në seancë për vendimin ndërsa me të u njohën familjarët e tij dhe avokati Ardian Leka.

Zoto u prangos afro një vit më parë ndërsa prokuroria përdori si prova ndaj tij deklarimet e ish vartësit të Zotos, Iliaz Labi, që mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Labi në deklarimet e tij zbuloi skemën e korrupsionit me tenderat e ushqimeve në drejtorinë e burgjeve.

Sipas Labit ai kishte marrë para nga biznesmenë duke përcaktuar fituesit e tenderit të vezëve dhe bulmetit, por Zoto e mohoi këtë akuzë duke thënë se jo vetëm s?ka marrë para, por as nuk flet e komunikon me Labin.

Ndërsa për Labin të bashkëpandehur në këtë proces u kërkua dënim i konvertuar në liri për shkak të statusit që ka fituar Labi.

"Nga hetimi rezulton se Zoto e Iliaz Labi s?kanë asnjë kontakt apo bisedë telefonike", ka thënë Leka. Megjithatë, gjykata ka pranuar kërkesën e Prokuroriës, e cila kërkoi 5 vite burg për Zoton.