Report TV - Çipa: Akuzat e PD nuk e rrezikojnë Xhafajn, dosja 'Hajdari' do prodhojë kapitull të ri

2018-05-15 0

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, Aleksandër Çipa, ka komentuar çështjet më të nxehta të aktualitetit. Në studion e Report tv, Çipa deklaroi se opozita ka si strategji të godasë Ministrinë e Brendshme, ku pas Saimir Tahirit po shënjestron edhe Fatmir Xhafajn.

Sipas tij, siç i bëri shembje politike Tahirit, opozita do të bëjë të njëjtën gjë dhe me të afërmin e Xhafajt. Kreu i Unionit të Gazetarëve deklaroi se akuzat e opozitës nuk janë të reja, pasi kanë edhe më parë, duke shtuar se ato nuk e rrezikojnë mandatin e ministrit Fatmir Xhafaj.

Duket sikur opozita ka gjetur si ?thembër të Akilit? Ministrinë e Brendshme. Historia e një goditjeje politike mbi ish-ministrin e Brendshëm pati sukses, janë të gjitha premisat për t?u lexuar si strategji e goditjes edhe ndaj Xhafajt. I bëri shembje politike Tahirit, këtë do ta bëjë dhe me të afërmin e Xhafajt.

Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve
Cila është përgjegjësia e ministrit për Agron Xhafajn?
Është përgjegjësia morale që ka për raportin me vëllanë, historinë që është keqpërdorur politikisht. Dosja e Agron Xhafajt është riaktualizuar për shkak të postit më të rëndësishëm që mban ministri, por edhe për protagonizmin që ka pasur vetë ministri në Reformën Zgjedhore.

Është kosto vetëm e Xhafajt apo për kryeministrin, qeverinë?
Mendoj se nuk kemi mbërritur ende në këtë moment, është një luftë politike, por nuk kemi të bëjmë me një krizë që të rrezikojë kabinetin, aq më tepër për të bërë ndryshime. Vetë opozita nuk ka kaluar në atë pikë sa të detyrë Ramën të bëjë ndryshime. Dosja e vëllait të Xhafajt vetëm sa është rikthyer në vëmendje. Vetë kryeministri ka paralajmëruar ndryshime.

Free Traffic Exchange