Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të marrë në përgjegjësi penale ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj duke e akuzuar për falsifikim të dokumenteve dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë publikë.
Në një dalje publike sërish nga selia e PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi u shprehën se: "Çdo vonesë, çdo ditë e mosveprimit të saj ndaj fakteve dhe provave të bëra publike për kryerjen e veprave penale nga ministri i Brendshëm e bën këtë organ përgjegjës ligjërisht"
PD thotë se ndryshimi i ligjit nga Fatmir Xhafaj për të shpëtuar vëllanë e tij Agron Xhafa është bërë në dhunim të standarteve europiane
"Fatmir Xhafaj ka shkelur ligjin, dhe ka falsifikuar aktet parlamentare. Këto vepra të rënda penale I ka ndërmarrë për në shërbim të vëllait të dënuar për trafik ndërkombëtar droge."
Ata replikuan dhe me kolegët socialistë, Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja.
Alibeaj: Mashtruan sot në mënyrë të pacipë, për t?i ardhur në ndihmë Fatmir Xhafajt, të kapur në flagrancë duke falsifikuar ligjet e Reformës në Drejtësi për të shpëtuar të villain e dënuar për trafik droge. Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, dhe cdo kamikaz i Xhafës dhe Ramës nuk mund të fshehin të vërtetën kriminale: Faktet dhe dokumentet zyrtare të publikuara dje e tregojnë qartë. Ndryshimi u kontrabandua nga Fatmir Xhafaj, me një qëllim të vetëm: I vëllai t?i shpëtojë drejtësisë. Ky është një krim i dënueshëm nga ligji shqiptar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-prokuroria-te-merret-me-ministrin-e-brendshem-fatmir-xhafa