PD: Prokuroria të hetojë Xhafajn - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë te nise hetimet ndaj ministrit te brendshëm Fatmir Xhafaj per falsifikimin e nenit 491 te kodit te procedurës penale per te mbrojtur vëllain e tij Agron Xhafaj. Nënkryetari i Komisionit te Ligjeve Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se organi i akuzës duhet te vihet sa me shpejt ne lëvizje pasi çdo vonese e bën prokurorinë përgjegjëse edhe ligjërisht.



?Prokuroria ka detyrimin ligjor të marrë në përgjegjësi penale Fatmir Xhafajn për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë publikë.?

 

PD i ka cilësuar mashtrime qëndrimet e dy anëtareve socialiste te komisionit te ligjeve Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja duke sqaruar se Konventa Europiane për Ekstradimin parashikon të kundërtën e asaj që deklaruan deputetet socialiste.



?Konventa Europiane e Ekstradimit thotë shprehimisht se:  Ekstradimi mund të refuzohet, vetëm në ato raste kur Shqipëria mendon se procedurat e gjykimit në një çështje konkrete nuk përmbushin të drejtat minimale të mbrojtjes, të njohura për një person të akuzuar për një vepër penale. Në këtë rast, kërkohet garancia për rigjykim. Nëse personit të dënuar në mungesë, i janë respektuar të drejtat minimale të mbrojtjes, por ai vetë ka zgjedhur që t?i fshihet drejtësisë, atëherë jo vetëm nuk kërkohet garanci për rigjykim, por sipas Konventës është e detyrueshme që të lejohet ekstradimi. Kjo është Konventa. Ky është standardi europian.?

 

Lëvizja Socialiste per Integrim ka qene pjese e mbledhjes ku eshte miratuar neni 491 i Kodit te Procedurës Penale po ashtu ka dhëne votat per miratimin e tij ne parlament, por pas denoncimit te PD, LSI kerkon abrogimin e këtij neni si dhe i ben thirrje prokurorisë te nise hetimet.



?Vetëm transparenca e plotë dhe vetëm zbardhja deri në fund e kësaj çështje, e praktikave që kanë imponuar në miratimin e këtyre kodeve. Praktika të cilat kanë synuar që nëpërmjet emaile-ve të çuar tinëz lart e poshtë në keqpërdorim të mirëbesimit të deputetëve dhe shndërrimit të ndryshimeve të mëdha të kodit penal në çështje të 24 orëve të fundit, janë praktika të cilat duhet të marrin fund pasi përveç se janë përdorur me qëllim në shërbim të interesave të caktuara nuk kanë prodhuar asgjë tjetër.?