Ligji për ekstradimet, PD: Pse s'vepron prokuroria? Xhafaj të merret në përgjegjësi penale

2018-05-15 0

Partia Demokratike vijon me akuzat ndaj Ministrit të Brendshëm, ndërsa sot i kërkoi prokurorisë të veprojë ndaj Fatmir Xhafajt. PD akuzon Fatmir Xhafajn se si Kryetar i komisionit të ligjeve, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe korrupsionit, kontrabandoi në ligj një nen të ta miratuar nga Komisioni, që i siguron vëllait të tij paprekshëmrinë dhe shpëtimin nga dënimi.

Selia blu deklaron se këto janë fakte të pakontestueshme, ndërsa shton se prokuroria ka detyrimin ligjor të marrë në përgjegjësi penale Fatmir Xhafajn për falsifikim dokumentesh dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë publikë.

Gjithashtu PD shprehet se Ministri Italian i Drejtësisë Andrea Orlando gjatë vizitës pak muaj më parë në Shqipëri, denoncoi ligjin e kontrabanduar nga Fatmir Xhafaj për të mbrojtur të vëllanë e dënuar për trafik droge duke kërkuar ekstradimin e personave që janë të dënuar nga drejtësia e vendit fqinj.

Partia Demokratike prej disa ditësh ka risjellë edhe njëherë vendimin e dënimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, ndërsa vetë Xhafaj u shpreh para dy ditësh se historia e vëllait të tij është e para 15 viteve dhe se nuk e implikon aspak qeverinë.

Akuza e PD për nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale

Pa transparencë dhe në konflikt të pastër interesi, Fatmir Xhafaj propozoi dhe miratoi një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale, që i siguron paprekshmërinë vëllait të tij Agron Xhafaj. Konkretisht, në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, befas dhe pa asnjë diskutim, shtohet pika ?f?, duke parashikuar që nuk mund të jepet ekstradimi kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit

Free Traffic Exchange