Samiti, Bushati: Projektet e përbashkëta shpejtojnë integrimin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri për Europën dhe Punët e jashtme Ditmir Bushati ndodhet në Sunio, në vendin arkeologjik në afërsi të Athinës në kuadër të samitit të dytë të ministrave të jashtëm të 15 vendeve të rajonit. Kryefjala e këtij samiti është e ardhmja e Bashkimit Europian.



"Të gjitha vendet që marrin pjesë në këtë takim në Sunio, janë pro projektit evropian dhe çështja është se si ky proces do të jetë reciprokisht i dobishëm. më në fund e kemi dikë që shprehet për  fqinjësinë, duhet të mbështetemi te fqinjët tanë. Për ne kjo është një mënyrë për të transformuar veten, por gjithashtu është një mundësi për BE-në për të zgjeruar sferën e saj të influencës në një rajon që është lënë pas dore në të kaluarën. Ky takim të jetë një frymëzim për takimin e ardhshëm në Sofje. Duhet të ketë iniciativa për zgjerimin, që do të diskutohen në Sofje dhe kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Europës, jo vetëm për e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.?



Ministri Bushati nënvizoi kontributin e Ballkanit Perëndimor në arkitekturën e sigurisë evropiane, por edhe rëndësinë e këtyre projekteve strategjike të infrastrukturës në rajon për BE-në, të tilla si Korridori blu Jon-Adriatik dhe autostrada do të lidhë Serbinë dhe Shqipërinë përmes Kosovës. Ndërkohë  Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias u shpreh se të gjithë dëshirojnë një Europë me pjesëmarrje energjike të vendeve dhe popujve të tyre.



 ?BE-ja është një qendër që duhet të ruajë demokratikisht sigurinë e brendshme dhe kufitare, të sigurojë balancën fiskale dhe të tregojë unitet dhe dialog sistematik me qytetarët. Pa mobilizimin e qytetarëve, BE nuk do të jetë e besueshme dhe në fund do të jetë e paaftë për t'u përballur me problemet.?

 

 Veç fokusit te këtij takimi mes ministrave te jashtëm, pritet nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Free Traffic Exchange