Spartak Braho merr mandatin e deputetit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zyrtarisht Saimir Tahiri nuk është më deputet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vendimin për zëvendësimin e tij me Spartak Brahon.



Vendimi erdhi pas riverifikimit që administrata e KQZ-së i bëri formularit të vetëdeklarimit të Spartak Brahos, në funksion të ligjit për dekriminalizimin. Edhe pse është dënuar më parë për shpifje, ai nuk preket nga ligji.



Braho do të rikthehet në Parlament pas ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dha dorëheqjen nga mandati, për t?u përballur me drejtësinë si qytetar i liri. Tahiri akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës. Fakt të cilin e risolli në vëmendje gjatë mbledhjes së KQZ-së përfaqësuesi ligjor i PD-së.



Tashmë pritet vetëm procedura rutinë, në seancën e ardhshme plenare, kur Spartak Braho të betohet e të marrë zyrtarisht mandatin e ligjvënësit.