Spartak Braho merr mandatin e Saimir Tahirit dhe rikthehet në Kuvendin e Shqipërisë si deputet i Partisë Socialiste.
Vendimi është marrë sot nga KQZ dhe votimi ka qenë unanim me 7 vota pro. Spartak Braho renditej i 19-ti në listën shumëemërore të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, por largimi i Tahirit i hapi rrugën e tij për t'u rikthyer në ulëset e ligjvënësit. Braho u zgjodh edhe në 2013-ën si deputet në listat e PS-së, por atëherë u bë pjesë e grupit parlamentar të LSI-së sipas marrëveshjes së koalicionit të këtyre dy forcave politike.
Pak orw para vendimit tw KQZ-sw, Braho rrëfeu edhe arsyen pse ka vendosur tw marrw mandatin e deputetit.
Do do ta pranoj mandatin. Kam qe nga 96 qe kam qenë prezent ne listat e PS dhe dy legjislaturat e fundit deputet i saj. Kam patur dilema për ta pranuar por sa kohë aty qendron Berisha, s?ka arsye të mos shkoj dhe unë.
Spartak Braho
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dorëzoi mandatin e deputetit dy javë më parë një vend ky që siç tha ai ishte krejtësisht personal për qenë i çliruar nga imuniteti parlamentar përballë akuzve të Prokurorisë. Tahiri tha se do vijonte betejën e tij me drejtësinë jo si deputet, por si qytetar i thjeshtë.