Report TV - Publikohet udhëzimi, ja kushtet e reja dhe si përfitohet pensioni familjar

2018-05-15 0

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar udhëzimin si përfitohet pensioni familjar. Çdo person që ngelet i vetëm dhe ka në ngarkim fëmijë, mund të marrë pension familjar. Po kështu edhe jetimët si dhe disa kategori të tjera.

Kush e përfiton
E veja, kur është: Mbajtëse e një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç. E paaftë për punë. Ka mbushur moshën 55 vjeç. Burri i ve, kur është: Mbajtës i një fëmije që ishte në ngarkim të të vdekurit, deri në moshën 8 vjeç.I paaftë për punë. Ka mbushur moshën 60 vjeç.

Jetimi që ishte në ngarkim të personit që vdiq dhe është nën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç, nëse studion ose është i paaftë për punë. Prindërit, kur kanë arritur moshën 65 vjeç ose janë të paaftë për punë, prindërit e prindërve, njerku e njerka, kur nuk kanë persona që detyrohen t?i mbajnë, nëse provohet se ata jetonin në të njëjtën familje me atë që vdiq, jo më pak se një vit para momentit të vdekjes dhe kanë arritur moshën 65 vjeç, ose janë të paaftë për punë. Nipërit e mbesat, kur janë në ngarkim të atij që vdiq dhe bënin pjesë në të njëjtën familje me të. Në këtë rast ata trajtohen si jetimë. E/I veja humbasin të drejtën për pension familjar kur martohen.

Dokumentet
Çertifikatë vdekjeje e të ndjerit/të ndjerës (ku të jetë shënuar dhe shkaku i vdekjes). Fotokopje e Kartës së identitetit për kërkuesin, ose përfituesit e tjerë. Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994). - Vërtetim i pagës mesatare neto, për vitin e fundit të punë.