Stop - Nënprefekti i Kurbinit, që jep kredi, drejt shkarkimit Mikel Kola! (10 maj 2018)

2018-05-15 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Emisioni ?Stop? ka mësuar se nënprefekti i Kurbinit lë çdo ditë zyrën e shtetit për të punuar në një institucion tjetër, që jep kredi. Ndaj dhe gazetarja iu drejtua Laçit për të komunikuar me të në zyrën e Nënprefekturës Kurbin, por u përball me një derë të kyçur dhe punonjës që nuk e dinin se ku ndodhej.

Mos vallë ndodhej duke punuar në mënyrë private, gjatë orarit zyrtar që duhej të qëndronte në nënprefekturë? Një ?qytetar? vërtetoi që ndodhej në institucionin privat, duke u marrë me dhënie kredie.

Qytetari ? Edhe diçka tjetër! Mikeli?

Punonjësi ? Si? Ja!

Qytetari ? O, Mikel! Ça bëre? Erdha për kredinë, fola me këta.

Nënprefekti Kola ? Po nuk ka nevojë, njësoj është.

Qytetari ? Mua më ka adresuar XXX. Ai shoferi me sharon.

Nënprefekti Kola ? Po, po..

Qytetari ? Edhe problemi qëndron këtu: unë s?i kam siguracionet.

Nënprefekti Kola ? Nuk hyjnë në punë.

Qytetari ? Më ndihmon?

Nënprefekti Kola ? Sa lekë të duhen?

Qytetari ? Po 1.2 milionë i thashë ktij, o burrë! Ose 1 milionë.

Nënprefekti Kola ? Hajde se do i bëjmë, do i bëjmë.

Qytetari ? Do më ndihmosh me një fjalë?

Nënprefekti Kola ? Ndonjë gjë për garanci, gjete? Ça të tha ai ty?

Qytetari ? Garanci atë, që punoj.

Nënprefekti Kola ? Vërtetimin e pagës. Ku je duke punuar?

Qytetari ? Te Dormeo? Bëhet eeeee?

Nënprefekti Kola ? Po, bëhet!

Qytetari ? Faleminderit!

Por i vënë në dijeni për mbërritjen e emisionit ?Stop?, nënprefekti Kola u kthye në zyrën e shtetit dhe tha se ndodhej në Fushë-Mamurras për një problem prone të një qytetari.

?Dyert e prefekturës normalisht që ka momente që janë të mbyllura sepse puna jonë? Nejse! E kisha për kamerën sepse fillimisht dua të bëjmë një bisedë bashkë e pastaj me kamerën. Megjithatë ti erdhe me kamerën direkt, nuk prish punë fare. Kam qenë në Fushë ? Mamurras, ka bërë një ankesë njëri për toka. Shkova e verifikova, tani do t?i raportoj shefit?, tha ai.

I pyetur nga gazetarja e emisionit ?Stop? nëse është i vështirë posti që drejton, Mikel Kola u shpreh se është punë me probleme, por jo e vështirë. Por kur gazetarja i përmendi biznesin privat ku jep kredi, nënprefekti u kap në befasi dhe tha se në Nënprefekturën e Kurbinit punon me kohë të plotë. Gjithashtu u shpreh se nuk ishte në dijeni të ligjit në Kodin e Punës, ku thuhet se nuk lejohet dy punësimi kur punon në institucion shtetëror.

Gazetarja ? Suksese në jetë!

Nënprefekti Kola ? Faleminderit, por nuk ka vend për suksese në jetë besoj.

Gazetarja ? Suksese në jetë është shprehja jonë e preferuar.

Nënprefekti Kola ? E di edhe ku e keni marrë dhe si e përdorni, por shyqyr që? ata janë nivel tjetër që përdorin këtë shprehje.

Gazetarja ? Gjithsesi, suksese në jetë dhe faleminderit!

Gazetarja e emisionit ?Stop? komunikoi me prefektin Gjergj Prendi në lidhje me dy punësimin e nënprefektit gjatë orarit zyrtar të punës.

?Për rastin që ju ngreni si shqetës...

Free Traffic Exchange