Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një drejtues mjeti tentoi të shpëtonte nga gjoba e policit, por përfundoi në qeli. Shoferi ka tentuar të korruptojë policin rrugor me 2000 lekë të reja, ndërsa ishte ndaluar për dritat dhe perdet në automjet.
Dialogu:
Polici: Drejtues mjeti, ke perde në makinë, shkon në Komision. Zoti drejtues i mjetit do shkoni në komision.
Qytetari: Si?
Polici: Hape pak dorën aty, hape dorën
Polici: Bjeri dokumentet të lutem, dokumentet këtu nxirri shpejt
Qytetari: Nuk kam gjë unë këtu?
Polici: Ke dokumente? Ngrihu në këmbë
Qytetari: Po për kokën time nuk kam gjë?
Polici: Ngrihu në këmbë
Polici 2: Çfarë ke aty poshtë asaj? Merre atë aty ore, merre
Polici 2: Dil nga makina, dil
Polici: Kë korrupton ti, punonjësin e policisë korrupton ti, e? Zotëria korrupton punonjësin e policisë në detyrë
Polici 2: Dil nga makina
Polici 2: Merre këtë (I drejton 2000 mijë lekshin qytetarit)
Polici 2: Merre edhe atë ta shoqërojmë me makinë (drejtohet me gisht nga pasagjeri)
Qytetari: Të lutem më fal
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/polici-nxirrishoferi-po-koken-time-nuk-kam-gjearrestohet