Në puntatën e sotme të rubrikës Dosja Investigative në Channel One të gazetarit Elio Laze transmetohet një skandal nga QSUT. Sipas një denoncimi nga pacientë të ndryshëm, në spitalin Infektiv prej ditësh mungojnë serumet glugozë si dhe uji fiziologjik. Me anë të kamerave të fshehta situate u pa qartë. Jo vetëm medikamentet e mësipërme por edhe mjekët nuk kanë doreza për duart duke rrezikuar shëndetin e tyre.
Në këto kushte gazetarët e Dosjes Investigative u drejtuan pranë QSUT. Institucioni zgjodhi të heshtë duke u fshehur pas burokracive. ?Na sillni kërkesë me shkrim që të merrni një përgjigje?, na u tha në QSUT. Por një çështje kaq e ndjeshme si kjo nuk pret për burokraci dhe kërkesa zyrtare.
Për këtë arsye gazetarët u përpoqën të kontaktojnë nëpërmjet telefonit me drejtorin e QSUT Enkelejd Joti I cili 2 ditë rradhazi nuk u përgjigj as në tëlëfon e as priti gazetarët në zyrë.
E pas këmbënguljeve të njëpasnjëshme policët e kompanisë që ruajnë drejtorinë e QSUT, I lëshojnë nervat dhe dhunojnë gazetarët e Dosjes Investigative.
Pas situatës së krijuar u vu në dijeni vetë Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila premtoi marrjen e shpejtë të masave jo vetëm për cështjën e mungesës së medikamenteve por edhe të zbardhjes së ngjarjes ku gazetarët e Dosjes Investigative dhunohen në dyert e zyrave të shtetit.
Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni videon e plotë të rubrikës Dosja Investigative të gazetarit Elio Laze.