Meta, asnje koment per largimin e kreut te Prokurorise se Krimeve te Renda

2018-05-15 0

Presidenti i Republikës që drejton dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë zgjedh të mos komentojë largimin e Besnik Hadarmataj nga drejtimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda me urdhër të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme.

?Nuk kam asnjë koment përveç sezonit turistik, i cili ka filluar shumë mbarë si në Skrapar, Përmet, edhe sot në Gjirokastër?.

Për vendimin që pritet të marrë në Qershor Këshilli Europian për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, Meta shprehet optimist, por ai mendon se kërkohet bashkëpunim mes palëve politike në vend.

?Besoj se janë të gjitha mundësitë deri në Qershor duke u përqendruar të gjithë në ato kërkesat, të cilat dihen se kanë të bëjnë me përparësitë kyçe të këtij procesi. Duke bashkëpunuar të gjithë, jam i bindur se është tërësisht e mundshme që rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian të shoqërohet nga një vendim pozitiv i Këshillit të vendeve anëtare?.

Presidenti është shfaqur mjaft aktiv për promovimin e turizmit në Skrapar, Përmet dhe Gjirokastër, ku është përfshirë në festime të organziuara nga drejtuesit e pushtetit lokal.

Tv Klan