Ora News - Kuvend, opozita bllokon foltoren për Fatmir Xhafën, Rama e mbron

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendimi i Gjykatës së Kasacionit në Itali, sipas të cilit vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është i dënuar me 7 vjet e dy muaj burg i shërbeu opozitës të mos lejonte një seancë parlamentare normale.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se për vëllanë e tij ministri i Brendshëm shtrembëroi Kodin e Procedurës Penale për të siguruar paprekshmërinë që ai as të mos ekstradohet në Itali dhe asnjë ditë dënimi në Shqipëri.

Lulzim Basha: Për Agron Xhafajn është shtrembëruar Kodi i Proçedurës Penale përmes një falsifikimi, një vepre penale të Fatmir Xhafajt për të siguruar paprekshmërinë që ai as mos të esktradohet në Itali, as mos vuajë asnjë ditë dënimi në Shqipëri.

Agron Xhafaj është kriminel i dënuar që i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit. Fatmir Xhafaj është kriminel i pandëshkuar.

Fatmir Xhafa vetë është vetë peshku i madh, kokë e një prej familjeve mafioze ku i vëllai bën trafikun e kokainës dhe ai vetë falsifikon ligjet për të mbrojtur vëllain e tij kriminel nga vuajtja e dënimit.

Kjo, sepse Agron Xhafaj, që e thërrasin ?Pashai i Vlorës?, trafikantët e drogës, ka nën urdhërat e tij policinë duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Prokurorinë në Vlorë e në të gjithë Shqipërinë.

Fatmir Xhafa është kriminel i pandëshkuar.

Ky është realiteti i shtetit që ka ndërtuar Edi Rama, ku qeveria dhe krimi janë bashkë, të pandashëm, dhe ku rekordet kriminale, personale apo familjare, janë kriteri i vetëm i Edi Ramës për marrjen e posteve të larta publike."

Kur mbaruan 10 minuta të fjalës, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i mbylli mikrofonin Bashës. Në këtë moment deputetët e PD-së bllokojnë foltoren e Kuvendit.

Ruçi ndërpreu seancën dhe mediat u nxorrën jashtë, por ish kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD-së Basha vendosën të komunikojnë përmes facebook.

Pas disa minutash ndërprerje të seancës opozita braktisi sallën e Kuvendit.

Edhe pse ministri i Brendshëm ishte në sallë, mbrojtjen e tij përballë akuzave të opozitës e bëri kryeministri Edi Rama.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tension-ne-kuvend-basha-akuzon-fatmir-xhafen-eshte-peshku-i-madh

Free Traffic Exchange