Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Monedha europiane ka vijuar trendin rënës në ditët e fundit duke arritur nivelin e 126.8 lekëve, niveli më i ulët në 10 vitet e fundit. Banka e Shqipërisë e lidh këtë nivel me ofertën dhe kërkesën ndërsa shpjegon se kohët e fundit janë konstatuar transaksione të shumta në euro për shkak të prenotimeve të hershme. Ndërkohë eskpertët e shohin rënien e euros si pengesë për ecurinë ekonomike dhe se nuk presin forcim të euros edhe për disa muaj të tjerë.
Euro ka shënuar sërish sot një rënie tjetër, duke arritur nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit dhe duke u këmbyer me 126.8 lekë.
Por pavarësisht kësaj rënie, Banka e Shqipërisë vijon të përsërisë faktin se zhvlerësimi i euros do të jetë afatshkurtër dhe se një nga faktorët është edhe ajo e rritjes së të ardhurave në sektorin e turizmit.
Në një takim informal, eskpertët e Bankës së Shqipërisë janë shprehur gjatë këtij viti ka pasur shumë prenotime të hershme ose early booking në hotelet shqiptare nga të huajt, çka ka rritur sasinë e euros në qarkullim.
Edhe pse banka e shtetit e pranon se zhvlerësimi i euros ndikon negativisht, ajo pasqyron ecurinë pozitive të ekonomisë.
Por për ekspertët e ekonomisë, zhvlerësimin e euros e shohin si pengesë për ecurinë ekonomike.
Sipas Arjan Kadaresë, një euro e dobët do të ndikojë në mbajtjen e një inflacioni të ulët, duke mos lejuar Bankën e Shqipërisë që të arrijë objektivat.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/euro-ne-renie-te-lire-ekspertet-pengon-rritjen-ekonomike-dhe-inflacionin