Report TV - Ekstradimi i Izet Haxhisë, Balla: Saliut i ishte çjerrë zëri në Kuvend

2018-05-15 0

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist deklaroi jashtë sallës së Kuvendit gjatë një prononcimi për mediat, se 'shpërthimi' i Berishës sot në Kuvend, ka lidhje me ekstradimin në Shqipëri të Izet Haxhisë.

Sipas Ballës, Berishës i ishte çjerrë zëri. Ai tha se ekstradimi i Izet Haxhisë është kërkuar vite më parë nga ish-ministrat e PD të Drejtësisë, procedurë kjo e ndjekur edhe ministrat e qeverisë socialiste.

Agravimi, gjuha në çjerrje, ikja e zërit të Sali Berishës, ka lidhje me ekstradimin e Izet Haxhisë. Ky është një person që nga gjyqësori shqiptar është dënuar me 25 vite burg dhe në zbatim të një procedure, janë disa ministra që kanë kërkuar ekstradimin, dhe me rikthimin në Shqipëri do të kishte një rigjykim duke qenë se është dënuar në mungesë. Më pas ka qenë një procedurë e Alibeajt si ish-ministër i Drejtësisë, që Izet Haxhia pas ekstradimit do përfitonte nga e drejta ndërkombëtare për dënimet në mungesë.

Çmenduritë e Berishës se gjoja këtë e paskemi sjellë ne, është marrëveshje me Erdoganin për të rrënuar Saliun nuk ka asnjë lloj kuptiomi, por është një procedurë e ndjekur nga ministra të Sali Berishës. Nuk e përjashton faktin që ndërprerja e fatit politik të Rusmailit të ketë ndodhur edhe për këtë gjë.