Ora News - Xhaçka: Ndryshime në kurrikulat e Akademisë së Forcave të Armatosura

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shpjegoi se misioni i Akademise se Forcave të Armatosura do të vijojë të mbetet përgatitja, arsimimi e kualifikimi i specialistëve të lartë të personelit ushtarak e civil.

Në 60- vjetorin e krijimit të kësaj akademia, Xhaçka tha se qeveria shqiptare i ka ngarkuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, duhet të përshtasë edhe ndryshimet në kurrikula për të qenë sa më efiçent.

?Në kushtet kur qeveria shqiptare i ka ngarkuar ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura menaxhimin e emergjencave civile, si dhe të iniciativës së Kryeministrit për të promovuar në detyrat e prefektëve, dhe në institucionet e të tjera të sigurisë në vend të oficerëve në rezervë, detyra e akademisë është të përgjigjet edhe me ndryshimet përkatëse në kurrikulat e saj me qëllim të arsimojë e kualifikojë në fushën e sigurisë specialistë të lartë të personelit të institucioneve të tjera të sigurisë në vend. Për të gjitha këto prioritete, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Akademia e Forcave të Armatosura do të kenë ketë mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Mbrojtjes, timen personalisht si dhe Shtabit të Përgjithshëm në përpunimin e një vizioni të ri të zhvillimit të institucionit në përputhje me zhvillimet në të ardhmen të Forcave të Armatosura dhe të shoqërisë, në ndryshimet e nevojshme strukturore e programore si dhe në promovimin e një stafi akademik të aftë për të përballuar këto ndryshime.?, tha ministrja Xhaçka.

Akademia e Forcave të Armatosura u krijua më 10 maj 1958, në Tiranë, në rajonin e Rrapit të Treshit, fillimisht me emërtimin Shkolla e Lartë Ushtarake. Gjatë historisë së saj 60-vjeçare, ajo ka ndryshuar disa herë emërtimin, por asnjëherë nuk ka ndryshuar misioni i saj në funksion të edukimit të brezave të tërë ushtarakësh për t?i shërbyer në çdo kohë dhe në çdo situatë atdheut, në përshtatje me sfidat që shtron koha.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/xhacka-ndryshime-ne-kurrikulat-e-akademise-se-forcave-te-armatosura

Free Traffic Exchange