Ecovolis bashkë me organizatën e Shkodrës Eko Mendje prej kohësh kanë nisur një aksion në disa prej zonave më problematike dhe më të ndotura të vendit ndërsa është drejt përfundimit operacioni 6 mujor i lançuar nga qeveria ?Të pastrojmë Shqipërinë që duam?.
Mirsad Basha, drejtues i organizatës Eko Mendje i cili shpjegoi në emisionin ?Rreze Dielli? se angazhimi i të rinjve në Shkodër duket se është pak më i lehtë për shkak se bëhet fjalë për një komunitet më të vogël. Madje sipas tij, të rinjtë janë ndërgjegjësuar dhe nuk hedhin mbeturina vetëm nga turpi se mund ti shohin aktivistët e Eko Mendje.
?Askujt nuk i kushton gjë me u shkëput nga kafja për 1 orë e gjysmë. Por ne përpiqemi që ti bëjmë aksionet sa më argëtuese dhe rinia kënaqet kur eksploron vende të ndryshme që nuk i kanë parë. Po përpiqemi shumë ta krijojmë këtë frymë. Por edhe ata që nuk kanë mundësi me ardh, janë sensibilizuar dhe thonë: ?Nuk po e hedh këtë mbeturinën se na sheh Eko-ja?-tregoi Mirsad Basha.