I zemëruar me rininë apatike shqiptare është treguar sot Ened Mato, drejtori i Ecovolis i cili ishte ftuar në studion e ?Rreze Dielli? në Report TV për të folur mbi aksionet për pastrimin e bregdetit të Shqipërisë.
I pyetur se si ja dalin të angazhojnë të rinjtë për vullnetarizëm në aksionet e pastrimit, Mato tha se problemi më i madh i aktivizmit në Shqipëri është pikërisht rinia apatike që mendon vetëm për të bërë selfie e jo për të bërë diçka që realisht mund të ketë ndikim tek mjedisi apo natyra që na rrethon.
?Në problemin më të madh e kemi me studentët e Juridikut që hedhin qeset e byrekut dhe shishet e dhallës. I shohim përditë se kemi zyrat aty përballë. Por kemi hequr dorë duke i lutur njerëzit që të vijnë e të angazhohen. Le ta ngrysin jetën në kafe por se kuptojnë që mallkimi më i madh është të jetosh në kafe apo nëpër skedina që janë të mbushura 24 orë. Kush do le të vijë e të bashkohet, kush nuk do le të rrijë. Por jemi zhgënjyer nga njerëz që vijnë nëpër aksione pastrami sa për të bërë selfi. E pamë në Lurë kur morrëm 400 vetë dhe u hoqëm të gjitha shpenzimet, dhe bënin vetëm fotografi e jo të mbillnin një pemë. Problemi më i madh i aktivizmit në Shqipëri është pikërisht rinia apatike?-tha Mato.
Ecovolis bashkë me organizatën e Shkodrës Eko Mendje prej kohësh kanë nisur një aksion në disa prej zonave më problematike dhe më të ndotura të vendit ndërsa është drejt përfundimit operacioni 6 mujor i lançuar nga qeveria ?Të pastrojmë Shqipërinë që duam?.
Mirsad Basha, drejtues i organizatës Eko Mendje i cili shpjegoi në emisionin ?Rreze Dielli? se angazhimi i të rinjve në Shkodër duket se është pak më i lehtë për shkak se bëhet fjalë për një komunitet më të vogël. Madje sipas tij, të rinjtë janë ndërgjegjësuar dhe nuk hedhin mbeturina vetëm nga turpi se mund ti shohin aktivistët e Eko Mendje.