Report TV - Braçe publikon videon nga seanca, ironizon Bashën: Pse është kaq i pikëlluar Luli?

2018-05-15 0

Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka ironizuar opozitën, e cila bllokoi sot seancën plenare, në momentin që Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën Lulzim Bashës.

Në një video të publikuar në ?Instagram?, deputeti Braçe shënjestron direkt Bashën, i cili shfaqet shumë i mërzitur dhe i vrenjtur në karrigen e tij, teksa flet Sali Berisha. Ky moment u transmetua nga deputetët e opozitës në ?Facebook?, pasi seanca ishte ndërprerë për shkak të tensioneve.

Ndërkohë, Braçe ka publikuar momentin kur fliste Berisha, teksa i drejtohet Bashës me ironi: Vazhdon; Po Lulat pse jane kaq te pikelluar?!