Policia ka zbuluar një laborator droge në ndërtim e sipër në fshatin Mbrostar të Fierit, si dhe është sekuestruar një gomone 12 metra e gjatë pranë fshatit Seman.
Policia e Fierit thotë se laboratori i drogës është ndërtuar në tokat në pronësi të Vladimir Çilotaj (Shpërdheja) 50 vjeç nga Patosi.
Magazina e drogës është me sipërfaqe 480 metra katrorë brenda saj ishte montuar laboratori me një sipërfaqe prej rreth 300 metra katror.
Gjatë hetimeve dhe kontrolleve të policisë, pranë fshatit Seman u gjet një gomone 12 metra e gjatë me 2 motorë 250 kuaj/fuqi. Uniformat blu janë duke punuar për të identifikuar dhe arrestuar pronarin e mjetit lundrues. Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe Vladimir Çilotaj, pronari i magazinës së drogës. Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar dhe personatë tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.