Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
35 vjeçari Gjovalin Guri mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës. Ngjarja ndodhi në hyrje të banesës së tij në fshatin Grudë e Re dhe sipas hetimeve të para të policisë së Shkodres, ai u qëllua nga dy vellezër, për të cilët uniformat blu nuk japin asnjë detaj.
Për shkak të hetimeve policia është e rezervuar por thotë se po heton intesivisht për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe vënë para përgjegjesisë autorët.
I plagosuri Guri është dërguar në spitalin rajonal të Shkodres, ku pas mjekimit të dhënë nga bluzat e bardha, mësohet se ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Burime nga vendngjarje tregojnë se autorët sapo e kanë parë 35 vjeçarin duke ju drejtuar baneses, kanë shtënë në drejtim të tij, pa patur mes tyre ndonjë shkëmbim fjalësh. Më pas ata janë larguar në drejtim të paditur duke shfrytëzuar errësirën në zonë dhe rrugët dytësore të fshatit, pa rënë në kontakt me policinë.
Nga të dhënat të rezervuara dyshohet se gjithçka është fryt i një konflikti të mëparshëm që palët mund të kenë pasur mes tyre, e që nuk ka marrë zgjidhje.
Megjithatë në hetime do të ndihmojë me deshminë e tij vetë i plagosuri. Materjalet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale te ?Vrasje me paramendim e mbetur ne tentativ dhe armbajtje pa leje?.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkoder-identifikohet-autori-i-plagosje-se-35-vjecarit