Ora News - Goci: Nëse Teatri Kombëtar prishet, aktorët mbesin rrugëve

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pedagogu i Universitetit të Tiranës dhe aktivisti, Ervin Goci, i ftuar në "Arena" në Ora News, thotë se nëse godina e Teatrit shembet, Shqipëria do të katandiset me aktorë rrugëve, pra ky sipas tij, është një kolaps kulturor.

Goci: Për mua nëse godina e Teatrit shembet, ajo humbet edhe kujtesën kombëtare, të dijes, pasi kanë luajtur shumë aktorë. Nëse ka problem teknik me Teatrin, le të mbyllet, procedohet për ta ndrequr, por jo për ta prishur. Ata që janë shprehur pro prishjes se Teatrit janë 4-5 persona. Nëse Teatri Kombëtar prishet, atëherë ky do të ishte një kolaps kulturor, një goditje për aktorët e lirë dhe Shqipëria do të katandisej, me aktorë rrugësh. Pra ne nuk do të lejojmë prishjen e Teatrit, pasi është një pronë disa vjeçare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/goci-nese-teatri-kombetar-prishet-aktoreve-mbesin-rrugeve