Report TV - Marku shkarkon kreun e Krimeve të Rënda Hajdarmataj, në vend të tij Donika Prela

2018-05-15 2

Pas afro dy vitesh Besim Hajdarmataj nuk do të mbajë më postin e kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ai është shkarkuar sot nga kryeprokurorja Arta Marku, e cila sqaron se:

Emërimi i znj. Donika Prela si kreu i krimeve të rënda, do të sjell ndryshim në drejtim të rezultatit të ndjekies penale më të shpejtë dhe më të efekshme të cështjeve me përparësi të lartë. Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit, mbetet prioritet më i lartë i kryeprokures.

Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme

Sipas këtij motivacioni, nga sot në krye të akuzës për Krimet e Rënda është caktuar Donika Prela e cila prej janarit 2018 ishte komanduar në krye të Prokurorisë së Durrësit.

Besim Hajdarmataj do të kaloj si prokuror i thejshtë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe eprorja e tij tashmë do të jetë Prela.

Free Traffic Exchange