Fatmir Xhafaj ka dalë në një deklaratë për mediat pas publikimit të dosjes sot nga PD, ku akuzon se vëllai i ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj është dënuar për trafik ndërkombëtar droge.
Ka më shumë se 15 vjet e risjell në vëmendje, në momentet që nuk kanë argumente. Vendimi i gjykatës italiane i publikuar dhe stërpublikuar ka dalë sot si e vetmja armë ndaj meje, sot si ministër i Brendshëm dhe unë mesa duket nuk dua të bëj gjë tjetër vecse të përsëris veten. Nuk kam mundur të kuptoj se cfarë ka bërë im vëlla para 15 viteve, nuk kam si të kuptoj cfarë kërkohet vecse baltosjes time. Kjo është një cështje e gjykuar në Itali kur këta ishin në pushtet dhe as qeveria e tyre e të tjerat më pas nuk janë kontaktuar nga Italia për të kërkuar cfarëdo qoftë për këtë cështje. Nuk kam se cfarë të shtoj se cfarë kam thënë në vitet e kaluara. Gjithkush i interesuar gjen qëndrimin, historia e time vëllai në 2002 kur u gjet në kohën dhe vendin e gabuar nuk e implikon qeverie, është histori personale. as unë dhe as familjarët e mi nuk janë mbi ligjin. Këtu jam dhe do të jem një qytetar i vendit tim që nuk ka shkelur ligjin për llogari të afërmeve apo të tjerëve.
Fatmir Xhafaj