Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Stafi i "BOOM" ka udhëtuar në fshatin Kraps Griz të Fierit. Janë rreth 600 banorë që prej 4 muajsh nuk marrin shërbimin shëndetësor sepse mungon mjeku i familjes.Të moshuarit i marrin mjekimet sipas kutive të ilaçeve pa bërë asnje vizitë, me shpresën se ilaçet do t?u bëjnë efekt. Ndërsa ambulanca e fshatit është jashtë çdo standarti, pa ujë, pa drita dhe e pushtuar nga lagështia.
10 km rrugë në këmbë duhet të bëjë nje i sëmurë nga fshati Kraps Griz i Fierit deri në qendrën shëndetësore më të afërt, pasi këtu prej 4 muajsh mungon mjeku i familjes.
Banori: Kjo nuk është as ambulancë, as WC se nuk ka as ujë brenda, asgjë. Vinte doktori, hapte regjistrin, i binte pika nga lart në regjistër.
Banorja: Ambulanca është kryesore, të futesh brenda është era myk, ku do ta çosh fëmijën, ujë nuk ka, banjo nuk ka.
Banorja: Po bëjmë katër muaj pa mjek, duhet të bredhim kur sëmuremi në Patos, në Fier, në Portëz që është 5 km larg. Rrugën e bëjmë herë me këmbë, herë me urban.
Banori: Doktorin e dua unë se jam e sëmurë me diabet.
Banori: Unë jam me zemër, do pres doktorin unë kur të vijë një herë në muaj. Ka katër muaj që nuk vjen fare.
Banori: Për të vajtur në Portëz 5 km nuk pret i sëmuri dhe të vizitohesh nuk pret i sëmuri 5 km. Shikojeni vetë dhe ja drejtoni Ministrisë që thotë se i kemi të gjitha kushtet. Këtu nuk ka kushte.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fshati-kraps-griz-i-fierit-aty-ku-shendetesia-ka-vdekur