Report TV - Dukagjini i harruar nga shteti, 26 vite asnjë investim

2018-05-15 0

Krahina malore e Dukagjinit, ka një histori të lashtë dhe të lavdishme, por për fatin e keq të kësaj zone ka 26 vite që nuk ndërhyhet në të.

Pavarësisht iniciativave të ndryshme nga banorët që kjo rrugë të rikonstruktohet akoma nuk ka asnjë ndërhyrje nga qeveria. Sapo kalon fshatin Postribë përballesh me postbllokun e policisë i cili ndalon çdo automjet dhe banorë të Dukagjinit të cilëve i?u kërkohet mjeti i identifikimit. Përgjatë kësaj rruge që vetëm emrin ka të tillë gjithashtu përballesh edhe me humnera të panumërta, ku rruga e amortizuar deri tani ka marrë mbi 100 jetë njerëzish dhe për këtë është cilësuar si ?Rruga e vdekjes?.

Banorët e kësaj zone shprehen se ka 26 vite që investimet mungojnë , ndërsa ndërtimi i kësaj rruge do të ndikonte në shtimin e turistëve dhe të ardhurave ekonomike.

Free Traffic Exchange