Veliaj e përfaqësues të BE mbjellin pemë për Ditën e Europës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dita e Europës në Tiranë u festua me përurimin e ?Parkut të Europës?. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i shoqëruar nga përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian në vendin tonë mbollën pemë në lulishten e re pas monumentit të Heroit Kombëtar.



?Arsyeja pse e ka Parku Europa është se është ngjitur me Sheshin Skëndërbej, sepse unë besoj që ambicia jonë europiane daton që në kohën e Skënderbeut ose ndoshta edhe më tej. Edhe nga ana e urbanistikës, pjesën e zhurmës, të qejfit dhe rrëmujës e kemi në shesh, pjesën e paqes dhe qetësisë dhe të rregullit e kemi te Parku i Europës.



Kreu i Bashkisë deklaroi se Tirana është në avangardë e integrimit të Shqipërisë.



?Unë besoj se është në ndërgjegjen, në psikozën por edhe në mentalitetin e këtij qyteti që të jetë avangardë e integrimit evropian të Shqipërisë. Për ne Europa është një udhëtim brenda vetes, do të thotë për ne si qytetarë të Tiranës transformimi i Tiranës në një qytet evropian është në fakt përmbushja e ambicies tonë evropiane. Teksa po flisnim me disa nga ambasadorët për transportin elektrik, për korsitë e biçikletave dhe më shumë hapësira pedonale, është pjesë e ambicies tonë që ne ta transformojmë këtë qytet në një kartolinë evropiane të Shqipërisë?.



Më herët, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj priti në një takim të veçantë Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësinë Negociatat e Zgjerimin, Chrisitan Danielsson me të cilin bisedoi rreth projekteve transformuese te kryeqytetit.