Ora News - Ballanca kritika për ndihmën ekonomike: Jashtë sistemit persona në nevojë

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjithë e mbajnë mend sesi njerëzit reaguan ashpër kur thanë se i nxorën nga skema e ndihmës ekonomike në mënyrë të padrejtë.

Qeveria e ndërmori këtë reformë për të nxjerrë nga skema familjet që sipas saj ishin abuzues, por ankesat për këtë vendim kanë mbërritur edhe tek Avokati i Popullit.

Kreu i këtij institucioni, Erinda Ballanca, gjatë raportimit në Kuvend evidentoi numrin e lartë të ankesave.

Ballanca: Së bashku me këtë numrin e madh të personave që mund të kenë abuzuar me sistemin, fatkeqësisht për shkak të sistemit kanë dalë nga lista dhe skema e ndihmës ekonomike një sërë personash që janë vërtet në kushte tejet të vështira ekonomike. Edhe masa e ndihmës, vlera e ndihmës ekonomike, është në kufijtë e mbijetesës.

Në përgjigje të shqetësimit të Avokatit të Popullit, zëvendës/Ministrja e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, Bardhylka Kospiri, tha se qeveria është përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe jo rritjen e numrit të personave që përfitojnë ndihmë ekonomike.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ballanca-kritika-ndihmen-ekonomike-jashte-sistemit-persona-ne-nevoje