Ora News - Vlorë, 18-vjeçarja humb ndjenjat në orën e provimit, vdes në spital

2018-05-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 18-vjeçare, nxënëse në shkollën 'Jani Minga' në Vlorë ka humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mesditë, kur Gerta Kasa ishte në provim dhe mësohet se fillimisht ka humbur ndjenjat në bankë dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Në përpjekje për të përmirësuar gjendjen e saj është tentuar që t'i bëhej frymëmarrje artificiale, ndërkohë që kur e kanë nisur për në spital nxënësja ka qenë thuajse pa puls.

Ajo jetonte me gjyshen e saj dhe mësohet se vuante nga epilepsija.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlore-humb-ndjenjat-ne-klase-18-vjecarja-vdes-ne-spital