Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
"Po të kishte negociata për tu bërë pjesë e SHBA, nuk e di, do të kishte qenë më e lehtë se nuk do duhet të bindnim 27 koka.?
Nuk dihet nëse do të ishte më e lehtë me Presidentin amerikan Donald Trump, por për kreun e qeverisë shqiptare do të ishte më e lehtë anëtarësimi në SHBA sesa në vendet anëtare të BE, që siç tha ai, ja kanë nxjerrë ujin e zi Shqipërisë për plotësimin e kritereve.
Edi Rama: Kam shumë besim që BE nuk do të jetë i padrejtë me Shqipërinë pasi ka angazhuar makinerinë më monstruoze të provimeve që ka jo kontinenti por globi, që është Komisioni Europian.
Në Ditën e Europës, Rama nuk ia kurseu një përgjigje edhe Holandës si një nga vendet skeptike për të vendosur pro hapjes së negociatave.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-holandezet-fakt-mbledhes-me-vjen-te-qesh-vine-ne-mengjes-dhe-ikin-pasdite