Ndryshon ligji për Shkollën e Magjistraturës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
2 vjet pas miratimit te ndryshimeve kushtetuese ne kuadër te reformës ne drejtësi, mazhoranca po behet gati te ndryshoje për here te pare korpusin e këtyre ligjeve.



Shkak është bere kërkesa e shkollës se magjistraturës e cila nuk realizon dot emërimin e magjistratëve qe diplomohen ne qershor dhe nuk hap dot konkursin për studentet e rinj; pasi te dyja këto momente rregullohen nga  këshilli i larte gjyqësor dhe këshilli i  larte i prokurorisë te cilët ende nuk janë ngritur.



Sot deputetet e partisë socialiste kane depozituar ne parlament dy ndryshime ne ligjin për ?statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve?.



Ato parashikojnë se deri ne ngritjen e institucioneve te reja; Shkolla e Magjistraturës do te pranoje 25 studente  ndërkohë qe emërimet e magjistratëve te rinj do te bëhen nga KLD dhe Prokurori i Përgjithshëm .



Këto amendime janë propozuar nga shkolla e magjistraturës e cila nëpërmjet një letre drejtuar kuvendit ne 27 prill kërkoi zgjidhje ligjore për shkak te ngërçit te krijuar nga vonesat ne ngritjen e Këshillit te Larte Gjyqësor dhe atij te Prokurorisë.



Por ndryshimet ne ligjin për statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve kërkojnë 84 vota qe partia socialiste nuk i ka e ne këtë rast konsensusi i Partisë Demokratike është i domosdoshëm.