Qeveria shqiptare i ka thënë JO përdorimit të qeseve plastike. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin që nuk do të lejojë më tregtimin, prodhimin apo përdorimin e qeseve të holla plastike.
?Kemi problemin e aksionit, sa do të jemi në fushatë dy mujore për ta bërë shoqërinë të kuptojë që ka nevojë për një reagim qytetar për mospërdorimin e këtyre qeseve?.
Gjatë takimit me grupet e interesit, ekspertët e Ministrisë së Mjedisit sqaruan se hyrja në fuqi e VKM do të pasohet me penalitete për shkelësit.
?Pas dy muajsh hyrje në fuqi të kësaj VKM, do të ndalohet hedhja në treg apo përdorimi i qeseve të lehta mbajtëse 35 mikron në dy anë. Shkelësit do të gjobiten nga 1 milion deri në 1.5 milion Lekë të reja?.
Për zbatimin e këtij vendimi do të bashkëpunojnë disa institucione duke nisur nga inspektoriatet mjedisore, policia bashkiake e deri tek doganat që nuk do të lejohen hyrjen e tyre në Shqipëri?.
Tv Klan