ytetarëve kanë qenë të llogaritura me të dhënat e Censusit të popullsisë italiane të vitit 1919. Drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Ervin Koçi tha se pas këtij zbulimi, AMF i ka përditësuar me shifrat e Institutit të Statistikave duke detyruar shoqëritë e sigurimit të paguajnë kompensim 35% më të lartë në vlerë.
Ervin Koçi tha se Kuvendi nuk ka qenë i informuar mbi vlerën 30 milionë dollarë që nuk u ishte dhënë qytetarëve të padëmtuar nga Byroja Shqiptare e Sigurimit, ndërsa tha se edhe në vitin 2017 janë përsëritur rastet ku të dëmtuarit nuk janë paguar, duke akumuluar një shifër prej 4.1 milion dollarësh.
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i është drejtuar zyrtarisht kryeministrit dhe ministrit të Financave për të ratifikuar një marrëveshje e cila synon të zgjidhë problematikën me qytetarë shqiptarë të cilët kanë bërë aksidente në Kosovë dhe anasjelltas.