Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vonesa në shlyerjen e dëmeve në rast të aksidenteve nga shoqëritë e sigurimeve vijon të mbetet problem. Kryetari i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Koçi, u shpreh se gjatë 2017 janë 417 mln lekë të papaguar dhe për këtë është nisur një inspektim në shoqëritë e sigurimit. Ndërkohë relatorja Evis Kushi në emër të Kuvendit kërkoi më shumë angazhim nga ky institucion për të rritur transparencën në tregun e sigurimeve
Tirane- Tregu i sigurimeve në Shqipëri vijon që të mbetet problematik. Kryetari i Agjensisë së Mbikqyrjes Financiare Ervin Koçi gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë u shpreh se gjatë 2017 janë 417 mln lekë të papaguara dhe për këtë është nisur një inspektim për procedurat e ndjekura nga shoqëritë e sigurimeve.
Ervin Koçi: " Në situatën e konstatuar për vitin 2017 është përsëritur i njëjti fenomen si 2002 e 2013. Janë referuar praktika të papaguara në vlerën e 417 milionë lekë."
Ndërkohë relatorja e Komisionit të Ekonomisë Evis Kushi në emër të Kuvendit kërkoi më shumë angazhim në monitorimin e tregut të sigurimeve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shoqerite-e-sigurimeve-nuk-shlyejne-demet-417-milione-leke-te-papaguara