Izet Haxhia kerkon rihapjen e dosjes “Hajdari”

2018-05-15 0

Izet Haxhia i ekstarduar një ditë më parë nga Turqia, do të kërkojë rihapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit, për të cilën ai është dënuar me 25 vite burg. Këtë deklaraon avokatit i Haxhisë pas takimit që ai pati me klientin e tij në burgun 302 në Tiranë.

?Të gjitha vendimet e dhëna nga gjykata janë bërë në mungesë dhe ne do të hapim nga fillimi dosjen "Hajdari". Klienti im nuk ka frikë dhe asnjë shqetësim".

Izet Haxhia u dënua me 25 vite heqje në lirie në vitin 2002 për vrasjen e deputetiti Azem Hajdari në 12 Shator 1998. Në vitin 2006 ai u arrestua nga policia turke ku edhe kërkoi azil politik, por që nuk iu miratua asnjëherë. Ai përfitoi një leje qëndrimi me kushtin që të mos dilte nga Turqia. 12 vite më pas, gjykata turke pranoi kërkesën për ekstradim të shtetit shqiptar dhe Ministria turke e Drejtesisë e miratoi disa ditë më parë.

Free Traffic Exchange