Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
PD publikoi këtë të mërkurë një vendim që e cilësoi ekskluziv të Gjykatës së Kasacionit në Itali sipas të cilit Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj rezulton i dënuar në 2012 me 7 vjet e dy muaj burg.
Enkelejd Alibeaj: Ministri i Brendshëm është në dijeni që vëllai i tij Agron Xhafaj është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në Itali dhe se nuk ka vuajtur asnjë ditë nga ky dënim i dhënë duke jetuar i lirë nga 2013 e në vijim në Shqipëri, ku i vëllai ishte i pushtetshëm.
Keshilltari juridik i PD, Gazmend Bardhi dha detaje mbi akuzat për të cilat është dënuar vëllai i ministrit Xhafaj.
Gazmend Bardhi: Është dënuar për pjesmarrje në grup kriminal që kishte për synim trafikun ndërkombëtar midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të lëndëve narkotike. Marrëveshja mes grupeve kriminale, në njërin prej të cilëve bënte pjesë Agron Xhafaj ishte për shkëmbimin fillestar të 50 kg heroinë me 300 kg kokainë. Marrëveshja u ndryshua dhe parashikoi furnizimin e 40 kg heroinë, e paraprirë nga dorëzimi i një kampioni prej 1 kg të së njëjtës substancë për ta testuar lidhur me një furnizim të madh të mëvonshëm. Në operacionin për zbulimin e trafikut ndërkombëtar të drogës merrte pjesë një agjent i DEA-s. Atij iu dorëzua 1 kg heroinë, të cilën e siguroi për llogari të grupit kriminal të Italisë Agron Xhafaj.
PD ngre 7 pyetje për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj:
Pas publikimit të vendimit të Gjykatës së Kasacionit në Itali për Agron Xhafën, deputeti Enkelejd Alibeaj drejtoi disa pyetje për ministrin e Brendshëm.
1. A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?
2. Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?
3. A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?
4. A është familja ?Xhafaj? një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?
5. A ka operacioni ?Forca e Ligjit? ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?
6. Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar?
7. Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-publikon-provat-vellai-i-fatmir-xhafajt-i-denuar-me-7-vjet-burg-ne-itali