“Të rishikohen kriteret e tenderit të ambulancave” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-15 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Distributoret e automjeteve ne Shqipëri i kërkojnë ministres se shendetesise Ogerta Manastirlliu te rishikoje kriteret e zhvillimit te tenderit per blerjen e 35 ambulancave.



Përfaqësuesit e kompanisë Ford i kane drejtuar nje letër ministres Manastirlliu ku sqarohet se kriteret e ndryshuara dy here nga ky institucion për te njëjtën procedure, janë përjashtuese per shumicën e operatoreve, duke favorizuar nje kompani te vetme.



Përfaqësuesi i kompanisë Ford, Erlind Bejkollari  thekson se dhe specifikimet teknike te automjeteve qe kërkon te blejë ministria nuk plotësojnë parametrat e përcaktuar nga Bashkimi Europian.



Ashtu si dy operatoret e tjerë Fiat dhe Volsvagen, edhe  përfaqësuesit e markës Ford deklarojnë se do te ndjekin rrugën ligjore, nëse nuk ndryshohet kriteret teknike te tenderit per blerjen e ambulancave.



Ndërkaq letra dërguar ministres se shëndetësisë Ogerta Manastirlliu ne datën 7 maj, ende nuk ka nje përgjigje.



I vetmi reagim zyrtar i këtij institucioni është se tenderi sipas tyre nuk është shpallur ende.



Por Ministria nuk sqaron ne asnjë moment se perse janë ndryshuar dy here kriteret teknike ne lidhje me  automjetet qe kërkon te blejë dhe duke vendosur  specifikime qe favorizojnë vetëm nje operator. Heshtja e ministrisë ne lidhje me ketë proces, ngre dyshime per nje proces fiktiv me fitues te paracaktuar

Free Traffic Exchange