Politikani Ervin Salianji ishte sot i ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë? në Tv Klan. Salianji tha se nuk ka marrëdhënie të mira me gatimin, por edhe nëse është vetëm në shtëpi, nuk mbetet pa ngrënë. Ai tha se përpiqet të konsumojë ushqime të shëndetshme dhe sot kishte zgjedhur të përgatisë një sallatë të thjeshtë.