Arrestohen per korrupsion 3 pedagoge dhe 3 seksere

2018-05-15 1

Albert Riska, Dekan i Fakultetit Shkencave Humane në Universitetit të Elbasanit u vu në pranga nga policia e këtij qyteti me akuzën e korrupsionit. Bashkë me të u arrestuan edhe Shefja e Departamentit të Gazetarisë Elvira Lumi, si dhe Erjola Çalja pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik. Pas një hetimi disa mujor u konstatua se pedagogët merrnin para nga studentet për kalimin në provime.

Gjithashtu u arrestuan në rolin e sekserit edhe Petrit Kodra, 53 vjeç, Admirim Kala, 31 vjeç, Adem Ngjela, 51 vjeç, si dhe studenti Marius Calja, 21 vjeç. Këta të fundit akuzohen për ?Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?. Sipas prokurorisë, hetimet nisën fillimisht, ndaj sekserëve pas informacioneve se ndërmjetësonin për dhënien e notave kaluese në provime. Hetimet u zgjeruan dhe dolën në dritë edhe emrat e 3 pedagogëve.

Prokuroria tha se pas hetimeve ka siguruar prova për të mbështetur akuzat. Gjykata e Elbasanit, pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për 7 të akuzuarit. Ka reaguar edhe Universiteti ?Aleksandër Xhuvani? në Elbasan që ka vendosur të pezullojë menjëherë nga detyra dekanin, shefen e Departamentit dhe pedagogen e këtij universiteti.

Free Traffic Exchange