Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ruci-kujton-komunizmin-nuk-kishte-krim-e-kanabis-holanda-ka-tregun-e-drogesKreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka folur për sistemin komunist, madje nuk nguron të thotë se atë quajnë edhe nostaligj. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, ai tha se në sistemin komunist në Shqipëri nuk kishte as drogë dhe as krim.
Kur Shqipëria zgjidhi të rrëzojë sistemin tha Ruçi, shqiptarët i gjetën këto fenomene mes europianëve.
Në përgjigje ndaj deputetëve holandezë, kryeparlamenari tha se nuk është e drejtë që Shqipëria të identifikohet si një vend ku mbillet kanabisi, ndërkohë që fara dhe tregu vijnë nga Holanda.
Gramoz Ruçi: Ndonjëri mund të më quajë nostaligj mua, meqë vij nga sistemi i kaluar. Në atë sistem nuk kishte as drogë, as korrupsion, as prostitucion dhe as kriminalitet. Të gjitha këto fenomene ne bëmë zgjedhjen tonë ose të rrëzonim diktaturën dhe Shqipërinë ta hapnim, sic u hap ose duhet të mbanim diktaturën dhe të qëndronim mbyllur pa këto fenomene. Dhe të gjitha këto fenomene nuk i cuan shqiptarët në Europë, por i gjetën mes europianëve. Dhe gjithë kjo betejë ose kjo luftë duhet fituar bashkërisht. Se do të vazhdoja t'i thoja kolegut holandez që nëse është njollë e zezë mbjellja e hashashit, e vetmja në Shqipëri, fara vjen nga Holanda, teknologjia është në Holandë, tregu është në Holandë se është e ligjëruar dhe unë nuk akuzoj Holandën që është vendi i BE, por kam të drejtën të mos më identifikojë mua si vend me këto, por të më vlerësojë për përpjekjet që unë bej dhe rezultatet e arritura si rezultat i zbatimit të ligjit deri tek vetingu për ta përvëluar këtë fenomen negativ për vendin tonë.